Vdes një 34-vjeçar nga Gjakova, dyshohet për vetëvrasje

Një 34-vjeçar nga Gjakova, ka vdekur sot, 02.06.2024, në QKUK pas plagëve të shkaktuar nga arma e zjarrit.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, veprimet hetimore fillimisht janë ndërmarrë në drejtim të vepres “vetëvrasje në tentativë”.

Rasti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 10:00 ndërsa, Policia u njoftua nga QKUK se viktima ka vdekur rreth orës 12:50.

Ai ishte dërguar fillimisht në gjendje të rëndë në Spitalin e Gjakovës.

“Sot rreth orës 10:10 kemi pranuar informatë se një person mashkull i lindur në vitin 1990 është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Përgjithshme në Gjakovë e më vonë në QKUK për trajtim mjekësor,  (dyshohet për shkakë të plagës së shkaktuar nga armë zjarri). Njësitet e nevojshme policore menjëherë ju kanë përgjigjur rastit ku është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. Fillimisht, në konsultim me prokurorin e shtetit, veprimet hetimore janë ndërmarrë në drejtim të veprës “vetvrasje në tentativë”. Rreth orës 12:50, nga QKUK jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë” – ka thënë Elezaj.

Artikulli është përditësuar më 02.06.2024 në 13:54 duke iu korrigjiuar titulli në pjesën “rasti po trajtohet si “vetëvrasje në tentativë'” në “dyshohet për vetëvrasje”