Ilustrim

Vdes një 26-vjeçare nga Drenasi, drejtori i QKMF-së jep detaje

Një 26-vjeçare nga Drenasi ka vdekur sot pasdite.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar, Ismet Bogiqi, drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Hafir Shala” në Drenas.

“E ndjera ka ardhur pa vetëdije në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas. E kanë dërguar në QKUK pa vetëdije, pasi që ia kanë bërë reanimimin por pa sukses. E kanë vërejtur një ndryshim në EKG në zemër, ia kanë dhënë ndihmën fillestare, dhe e kanë dërguar për Prishtinë, me shenja jete por pa vetëdije ka shkuar”, ka thënë ai.