Coronavirus

 Vdes edhe një person me COVID-19 në Kosovë

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot, më 20 qershor 2020, në këtë klinikë ka vdekur pacienti A. G. (1940), me vendbanim në Prishtinë.

Sipas njoftimit, pacienti në fjalë krahas diagnostikimit me Covid-19, vuante edhe nga disa sëmundje të tjera shoqëruese.

Deri më tani numri i të vdekurve nga coronavirusi në Kosovë ka shkuar në 35.