Vdes 24-vjeçari që u plagos në poligonin e shenjëtarisë në Obiliq

Një 24-vjeçar ka vdekur pasi u plagos në poligonin e shenjëtarisë në Obiliq.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar mjeku kujdestar i QKUK-së, Naser Syla.

Policia e Kosovës konfirmoi se një person është plagosur sonte rreth orës 17:25 në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se një person 24-vjeç, ka marrë plagë nga arma e zjarrit”, thuhet në njoftimin e Policisë.