Vdekje e dyshimtë në Lipjan

Një rast i vdekjes së dyshimtë ka ndodhur dje në Lipjan.

Policia ka njoftuar se një burrë është gjetur pa ndjenja në shtëpinë e tij rreth orës 12:50 ndërsa pas disa orëve ka ndërruar jetë.

Sipas Policisë i njëjti ishte dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa ndjenja në shtëpinë e tij. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe pastaj  rreth orës 21:30 kanë raportuar se i njëjti kishte ndërruar jetë”- thuhet në raportin e Policisë.

Rasti mbetet për t`u hetuar, ka njoftuar Policia.