Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Vdekje e dyshimtë e një gruaje në Lipjan

Policia e Kosovës (PK) ka raportuar se një grua në Lipjan është gjetur pa shenja jete, ditën e djeshme.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjekësia ligjore”, njofton PK, pa dhënë detaje shtesë për rrethanat në të cilat është raportuar rasti.

Sipas raportit policor, është konsultuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.