Foto: KALLXO.com

Vazhdon rinumërimi i 530 vendvotimeve

Numri i vendvotimeve të rinumëruara ka shkuar në 310 sosh apo 58.60% e tyre. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

“Sipas raportimit të fundit të ditës së diele, numri i vendvotimeve të rinumëruara ka shkuar në 310 sosh apo 58.60% e tyre. Kanë mbetur edhe 220 vendvotime të tjera për t’u rinumëruar në mënyrë që të vazhdojmë me numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta”, Valmir Elezi

Tashmë kanë mbetur edhe 220 vendvotime të tjera për t’u rinumëruar.

Pas kësaj, do të vazhdohet me numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta. Javën e kaluar, KQZ me rekomandim të QNR-së mori vendim që të rinumërohen edhe 530 vendvotime të tjera.