Vazhdon aksioni policor 'Subvencionet 2021', ka të arrestuar

Policia e Kosovës, përkatësisht drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është duke vazhduar aksionin e nisur tash e një kohë të quajtur “Subvencionet 2021”.

Aksionin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Zyrtari policor njoftoi se pas përfundimit do të japin informacione shtesë.

Pjesa e dytë e aksionit “Subvencionet 2021” ishte zhilluar më 30 qershor 2021.

Përderisa 10 persona ishin arrestuar në aksionin e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës në mars të këtij viti.

Të arrestuarit dyshoheshin se kishin kryer vepra të ndryshme penale si marrje e dhënie ryshfeti e keqpërdorim të detyrës zyrtare.