Vazhdojnë inspektimet nëpër lokalet e Prishtinës

Në komunën e Prishtinësa Policia e Kosovës dhe Inspeksioni po vazhdojnë inspektimet nëpër lokale dhe kontrollet ndaj qytetarëve.

Përmes një statusi në rrjetin social ‘Facebook’, drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka falëndëruar policinë dhe ekipet e Inspekcionit.

“Falënderoj ekipet e Inspeksionit dhe të Policisë së Kosovës që çdo natë, pa përtesë, po punojnë në zbatimin e masave për ruajtjen e shëndetit publik”, ka shkruar Tahiri.

Që nga 6 korriku Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që në komunën e Prishtinës, Prizrenit, Ferizajt dhe Vushtrrisë të kufizohet lëvizja nga ora 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit, ndërsa në këtë orar sektori i gastronomisë mbyllet në gjithë Kosovën.