Vasfije Krasniqi pas rrëzimit të Qeverisë: Faleminderit të gjithëve për shërbimin
26.3.2020 - 11:34
E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, është deklaruar pas rrëzimit të Qeverisë Kurti nga Kuvendi i Kosovës, të mërkurën në mbrëmje.
Krasniqi-Goodman, përmes një publikimi në Twitter i ka falënderuar të gjithë për shërbimin.
“Faleminderit të gjithëve për shërbimin, vendi ynë”, ka shkruar ajo, duke shpërndarë edhe dy fotografi, ku në njërën shihet kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani.
Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin u rrëzua të mërkurën nga një mocion i mosbesimit i inicuar nga partneri qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës.
Thank you all for serving, OUR country! pic.twitter.com/V3qhJngwu6
— Vasfije (@VasfijeKrasniqi) March 25, 2020