
Bie Qeveria Kurti
Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin u rrëzua sot nga një mocion i mosbesimit i inicuar nga partneri qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës.
Mocioni u votua me 82 vota për, 34 kundër, dhe 1 abstenim.
117 deputetë ishin të pranishëm në sallë.
Qeveria Kurti u rrëzua në ditën e 52-të të qëndrimit në pushtet.
Shqyrtimi i mocionit të mosbesimit ndaj ekzekutivit ishte kërkuar të shtyhet për shkak të gjendjes së krijuar nga coronavirusi, nga i cili deri më tani në Kosovë janë konfrimuar 71 raste. Por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Qeveria Kurti u miratua me 3 shkurt të këtij viti në Kuvendin e Kosovës, pas më shumë se 100 ditësh negociata LVV-LDK dhe rreth 4 muaj pas zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit 2019, të cilat të parën e renditën LVV-në, e të dytën LDK-në.
LIVE – Seanca për mocionin ndaj Qeverisë Kurti
Publiée par Kallxo.com sur Mercredi 25 mars 2020