Një grua vaksinohet kundër koronavirusit në një qendër vaksinimi në Hungari.

Vaksinimi i nxënësve në gjimnazin 'Xhevdet Doda' ka filluar sot

Vaksinimi i nxënësve me vaksinat kundër COVID-19 ka filluar në Gjimnazin  “Xhevdet Doda” në Prishtinë, gjatë ditës së sotme.

Gjimnazistët në radhë kanë pritur para një klase në të cilën është vendosur ekipi mjekësor i Intitutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Për të marr vaksinën nxënësve iu është kërkuar pëlqimi nga prindërit e tyre për shkak të moshës që kanë.

Vaksinimi i nxënësve të gjimnazit “Xhevdet Doda” ka filluar sot

Azem Jaha, drejtor në Gjimnazin “Xhevdet Doda” ka treguar se interesimi i nxënësve ka qenë shumë i madh dhe për këtë arsye është zgjatur orari i vaksinimit gjatë ditës së sotme.

“Sot në shkollën tonë është vendosur ekipi i IKShKP-së për të vaksinuar nxënësit prej orës 13:00 dhe është duke vazhduar akoma”, ka thënë drejtori Jaha.

Ende nuk dihet se deri kur ekipi i IKShKP-së do të qëndrojë në këtë shkollë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se vaksinimi me ekipe moblie do të vazhdojë edhe në shkolla tjera.

“Procesi i vaksinimit me ekipe mobile nëpër shkollat dhe nivele e tjera do të vazhdojë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Drejtoritë komunale për Arsim, ndërsa krahas vaksinimit përmes ekipeve mobile, qytetarët e të gjitha kategorive dhe grup-moshave, mund të vaksinohen çdo ditë pune edhe në qendrat statike të vaksinimit me vaksinën kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e Minitrisë së Shëndetësisë.

Vaksinimi i personave nën 18 vjec ka filluar që nga muaji gusht i këtij vitit, ndërsa vaksinimi mund të bëhet në të gjitha qendrat e vaksinimit.