Vaksina anti-COVID, QKMF në Ferizaj në përgatitje të listave për stafin shëndetësor

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj nga nesër do të fillojë hartimin e planit të veprimit për stafin shëndetësor për vaksinim me vaksinën kundër COVID-19.

Përmes një shkrimi në facebook, QKMF ka kërkuar nga stafi shëndetësor i sektorit privat që nga nesër të telefonojnë në numrat 048-555-992 ose 048-555-993 në mënyrë që të fillohet listimi i tyre për vaksinim.

“Afati kohor për evidentim është prej sot 11.03.2021 deri të hënën 15.03.2021 në ora 10:00. Punëtorët që janë të angazhuar në të dy sektorët, publik dhe privat nuk ka nevojë të paraqiten, sepse janë të evidentuar në institucionin publik ku punojnë”, thuhet në njoftim.

Kjo qendër muajin e kaluar ka filluar edhe regjistrimin e personave mbi 65 vjeçar për vaksinim me vaksinën anti-COVID.

Kosova ende nuk është furnizuar me vaksinën kundër coronavirusit edhe pse pati premtime se furnizimi me vaksinë do të bëhet në muajin shkurt mirëpo një gjë e tillë nuk është realizuar ende.

Sipas zyrës së BE në Kosovë, një kontingjent prej 100 mijë vaksinash pritet që në pranverë të arrijnë në vendin tonë.

Zyra e BE-së tregon se kur pritet të vijnë vaksinat e para në Kosovë