U ofroi ryshfet policëve që t'ia lejojnë hyrjen gruas së tij, arrestohet

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar pasi që dyshohet se ka ofruar 10 euro ryshfet zyrtarëve policor në kufirin në Vërmicë.

Sipas raportit policor, ai dyshohet se ofroi ryshfet me qëlim që t`i lejojnë hyrjen në Kosovë bashkëshortes së tij e cila kishte ndalesë hyrje në Kosovë për pesë vite.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.