Ura e Çankalasë në Turqi/ Foto: CNN

Turqia hap “urën rekorde” që lidh Evropën me Azinë

Presidenti i Turqisë, Recep Tajip Erdogan ka hapur një urë masive të varur në ngushticën e Dardaneleve të Turqisë të premten, e fundit në një seri projektesh të mëdha infrastrukturore të cilat ai i ka dhënë prioritet gjatë dy dekadave të tij në pushtet, raporton CNN.

Duke lidhur brigjet evropiane dhe aziatike të Turqisë, Ura e Çanakalasë e vitit 1915 u ndërtua nga firma turke dhe koreano-jugore me një investim prej 2.5 miliardë euro (2.8 miliardë dollarë). Ajo ka hapësirën kryesore më të gjatë, distancën midis dy kullave nga çdo urë e varur në botë.

Projekte të tilla kanë qenë qendrore për arritjet e Erdoganit që kur Partia e tij AK erdhi për herë të parë në pushtet në 2002, duke përfshirë një aeroport të ri të Stambollit, tunele hekurudhore dhe rrugore nën ngushticën e Bosforit të Stambollit dhe një urë mbi të.

“Këto vepra do të vazhdojnë të ofrojnë fitim për shtetin për shumë vite”, ka thënë Erdogan në një ceremoni hapjeje në përvjetorin e fitores detare osmane në 1915 kundër forcave franceze dhe britanike në Dardanele gjatë Luftës së Parë Botërore.

“Këto projekte kanë një peshë të madhe për ta çuar vendin tonë përpara në investime, fuqi punëtore dhe eksporte”, tha ai.

Vitin e kaluar, Erdogan kishte nisur atë që më parë e quante “projektin e tij të çmendur”, një kanal 15 miliardë dollarësh në Stamboll që synonte të lehtësonte presionin në ngushticën e ngarkuar të Bosforit.

Megjithatë kritikët kanë vënë në pikëpyetje qëndrueshmërinë e projektit duke pasur parasysh problemet ekonomike të Turqisë, rreziqet mjedisore dhe kundërshtimin publik.