Ilustrim

 Tri viktima të dhunës në familje brenda 24 orëve në rajonin e Prishtinës

Vetëm në 24 orët e fundit në rajonin e Prishtinës janë raportuar dy raste të dhunës në familje.

Policia ka bërë të ditur se në rastin e parë  dy vajza janë sulmuar fizikisht nga babai i tyre. Kjo ngjarje ka ndodhur dje rreth orës 10:30 në Prishtinë.

Për viktimat është lëshuar urdhëri mbrojtës nga prokuroria përderisa të njëjtat kanë pranuar tretmane mjekësore si pasojë e sulmit nga babai i tyre.

Rasti tjetër është raportuar se ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij raporton Policia.

Kjo ngjarje ka ndodhur dje rreth orës 23:00.

Më urdhër të Prokurorisë dy të dyshuarit për rastet janë dërguar në mbajtje.