Tri raste të kanosjeve në 24 orët e fundit në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar tri raste të kanosjes në Prishtinë.

Rasti i parë është raportuar se ka ndodhur mbrëmë pas mesnatë, kur viktima ka njoftuar se ka pranuar mesazhe kërcënuese në llogaritë sociale, në facebook dhe instagram nga llogari të ndryshme.

Policia po vazhdon të hetoj rastin.

Rasti i dytë është raportuar në rrugën “Jonuz Zejnullahu”, kur një person i moshës së mitur, në prezencën e nënës së tij ka njoftuar se është duke marrë mesazhe kërcënuese në rrjete sociale.

Ndërsa në rastin e tretë është arrestuar një person në rrugën “Ukshin Hoti”, në Prishtinë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në një parking ka kanosur me armë dy persona.

Lidhur me rastin është bërë kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit, dhe me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje.