Ilustrim

Tri raste të dhunës në familje në 24 orë

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në polici për 24 orë.

Sipas raportit policor, në Gjilan është arrestuar një burrë sepse kishte tentuar që me forcë t’i largojë nga shtëpia një grua dhe një burrë. I dyshuari është intervistuar e më pas është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur t mërkurën rreth orës 23:00.

Në Drenas është raportuar se të enjten rreth orës 16:25 një burrë ka sulmuar fizikisht një tjetër pas një mosmarrëveshjeje.

I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Rreth orës 20:40, të enjten, një burrë është arrestuar pasi që ka sulmuar fizikisht një burrë dhe një grua.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit ai është dërguar në mbajtje.