Objekti ku do të vendoset Gjykata Speciale | Foto: Wikimedia
Trendafilova: Më së largu deri në fillim të 2023 do të fillojë gjykimi ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit
Kryetarja e Dhomave të Specializuara Ekaterina Trendafilova është duke mbajtur konferencë për media ku po i trajton kronologjikisht rastet që po trajtohen nga ky institucion.
Dke folur për rastin e pjesëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm që janë duke pritur gjykimin, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, Trendafilova tha se më së largu pritet që shqyrtimi kryesor i këtyre rasteve të filloj në fillim të vitit të ardhshëm.
“Është parashikim i imi, duke parë dosjen e rastit të tyre, se deri ne fund të këtij viti apo më së largu në ditët e para të vitit 2023 do të fillojë gjykimi kryesor ndaj tyre” – tha Kryetarja Trendafilova.
Kjo konferencë ishte paraparë të mbahej në Gjilan mirëpo u anulua pasi që u paralajmërua një protestë kundër vizitës së saj nga ana e PSD-së dhe duke u mbështetur edhe nga disa degë të Organizatës së Veteranëve të Luftës.