Arkiv

Transportonin drogë nga Shqipëria në Kosovë, aktakuzë ndaj 4 personave

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj 4 të dyshuarve me iniciale A. N., I. B., L. O., dhe V. E., për drogë dhe armë pa leje.

Sipas Prokurorisë Speciale katër të pandehurit duke vepruar në grup, një natë para arrestimit janë takuar në Tiranë, ku janë dakorduar, dhe kanë ndarë rolet e tyre, që drogën ta sjellin nga Shqipëria në Kosovë.

Ndërkaq, gjatë kohës kur janë arrestuar të pandehurit, me rastin e kontrollit nga policia i janë gjetur dhe sekuestruar 55 kg e 432 gramë të substancës narkotike të llojit marihuanë.

Poashtu, gjatë bastisjes te i pandehuri V. E. është gjetur një revole me mbishkrimin GAP 9 mm, P.A.K., pa numër serik dhe një karikator së bashku me 18 fishekë e cila është sekuestruar.