Arrestim i një të dyshuari nga Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Trafikonte turq për në Maqedoni në këmbim të 6 mijë eurove, arrestohet

Policia e Kosovës ka ndaluar dje në Pikën Kufitare në Han të Elezit një person i cili dyshohej për kontrabandë me migrant.

Sipas njoftimit nga ana e policisë, i dyshuari shtetas i Turqisë, është ndaluar nga policia , pasi që me vete në veurë i kshte pasur edhe katër pasagjer turq, me qëllim të dërgimit në Maqedoni, e më pas në shtete perëndimore,

Viktimat e këtij rasti kanë deklaruar se për dërgimin e tyre në shtetet perëndimore kanë bërë marrëveshje me persona të ndryshëm në Turqi, të cilët me të arritur në destinacion, sipas marrëveshjes, të bëjnë pagesën.

Sipas viktimave, pagesat kanë qenë nga 5 mijë e 500 euro deri në 6 mijë euro.

Lidhur më ketë rast, i dyshuari për transport të viktimave, pas intervisitmit, është dërguar në mbajtje.