Valon Totaj - Foto: KALLXO.com

Totaj: Lënda e alimentacionit nuk guxon me qëndru më shumë se 6 muaj

Valon Totaj tha se lëndët e alimentacionit në gjykatën që ai drejtë janë lëndë qe trajtohen me prioritet.

Ndërsa tha se nuk ka njohuri për statistikat e prezantuara në shkallën e parë, që tregojnë rënie të efikasitetin në trajtimin e këtyre lëndëve.

“Çështjet e alimentacionit në gjykatën e Apelit trajtohen me urgjencë, pa diskutim, mund të këtë përjashtime dhe unë nuk mundem me marrë përgjegjësi për secilin gjyqtar, në çdo mbledhje të kolegjiumit diskutohen që këto lëndë të trajtohen me prioritet”, tha kryetari në emisionin ‘Kallxo përnime’.

Totaj për numrin e gjyqtarëve në gjykatën e Apelit,  tha se kanë një dinamizëm të madh pasi sipas tij  vështirësi këtu shkakton edhe numri i gjyqtarëve që dalin në pension ose gjyqtarëve që avancohen.

Në këtë emision u prezantuan statistikat për zgjidhjen e lëndëve të alimentacionit në shkallat e para qe treguan rënie te efikasitetit nder vite në trajtimin e tyre.

KALLXO.com ka publikuar analizën qe tregon për zvarritjet e lëndëve civile në gjykata, dallimet mes kohëzgjatjes se trajtimit të këtyre lëndëve, si dhe llojet e  lëndëve civile që gjykatat janë më së shumti të ngarkuara.