
Foto: KALLXO.com
Tifozët mitrovicas hedhin shishe, ndërpritet ndeshja KB Trepça - KB Sigal Prishtina
29.1.2025 - 20:15
Është ndërprerë ndeshja mes KB Trepça dhe KB Sigal Prishtina, pasi që tifozët e KB Trepça kanë hedhur shishe në drejtim të lojtarëve të KB Sigal Prishtina.
Ndeshja e xhiros së dytë për të përcaktuar finalistin e parë për Kupën e Kosovës në Basketboll po zhvillohet në palestrën “Minatori”.
Tribuna e cila do të lirohet nga tifozët është tribuna e VIP.
Ndeshja është ndërprerë në përfundim të çerekut të tretë pasi tifozët e KB Trepça kanë hedhur shishe në drejtim të lojtarëve të KB Sigal Prishtina.
Në momentin e ndërprerjes së ndeshjes rezultati ishte 56-48.