
Nis përballja KB Prishtina - KB Trepça për gjysëmfinalen e Kupës së Kosovës
15.1.2025 - 19:16
Sonte (15.01.2025) është duke u zhvilluar përballja e parë ndërmjet KB Prishtina dhe KB Trepça në kuadër të gjysëmfinales së Kupës së Kosovës në basketboll.
Gjysmëfinalet zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje dhe cila skuadër është më e mirë në dy takimet kualifikohet në finalen e madhe.
Në të njëjtën kohë në Gjakovë po zhvillohet gjysëmfinalja tjetër ndërmjet KB Vëllaznimi dhe KB Bashkimi.
KALLXO.com publikoi një video, e cila tregon se një grup i tifozëve të KB Prishtina nuk e respektoi himnin e Kosovës, i cili u intonua para fillimit të ndeshjes.