Vëllaznimi triumfon ndaj Trepçës në palestrën "Minatori"

Vëllaznimi dhe Trepça janë takuar në javën e 17-të të Superligës së Basketbollit të Kosovës.

Gjakovarët fituan me rezultat 78:72 ndaj KB Trepça në palestrën “Minatori”.

Pjesa e parë i takoi mysafirëve me rezultat 39-34.

Ndërsa pjesa e dytë ishte vendimtare që ekipi nga Gjakova të dalë fitues i kësaj sfide me rezultat 78:72.

Xehtarët kanë 5 humbje dhe 12 fitore, ndërsa skuadra nga Gjakova ka 9 fitore dhe 8 humbje.