
Foto: KALLXO.com
KB Trepça mposht KB Peja me një pikë epërsi
02.2.2025 - 21:21
Klubi basketbollistik Trepça ka shënuar fitore ndaj klubit basketbollistik Peja në xhiron e 20-të Superligës së Kosovës për stinorin pranveror që u zhvillua në Mitrovicë më 02.02.2025.
Mitrovicasit shënuan fitore me rezultat 67:66.
Çereku i parë ishte në të mirën e vendasve me rezultat 18:15.
Edhe çereku i dytë ishte në favorin e xehetarëve duke shkuar kështu në pushim të pjesës së parë me rezultat 39:26.
Pjesa e dytë e kësaj ndeshjeje përfundoi me fitore të KB Trepça me rezultat 67:66.
Xehetarët rikthehen në vendin e parë në tabelë me 14 fitore dhe 6 humbje, ndërsa pejanët janë në vendin e pestë me 10 fitore dhe 10 humbje.