
Foto: KALLXO.com
KB Trepça – finalisti i parë i Kupës së Kosovës në basketboll
29.1.2025 - 21:15
Në palestrën “Minatori” në Mitrovicë më 29.01.2025 është zhvilluar xhiro e dytë e gjysmëfinales për të përcaktuar finalistin e parë për Kupën e Kosovës në basketboll.
Finalisti i parë është KB Trepça.
KB Trepça ka mposhtur KB Sigal Prishtina me rezultat 84:66.
Ndërsa, nesër, më 30.01.2025, nga ora 18:30 zhvillohet ndeshja mes KB Bashkimi dhe KB Vëllaznimi për finalistin e dytë të Kupës së Kosovës.