Theret me thikë një nxënës në fshatin Gllamnik të Podujevës

Një nxënës i shkollës fillore “Kongresi i Manastirit” është therur me thikë nga një nxënës tjetër në fshatin Gllamnik të Komunës së Podujevës.

Deri të ky incident kishte ardhur pas një fjalosje mes dy nxënësve në oborrin e shkollës.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci ka njoftuar se viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, përderisa të dyshuarin policia e ka shoqëruar për në stacionin policor.

“Rreth orës 10:30 është raportuar për një fjalosje në mes të dy nxënësve në oborrin e shkollës fillore “Kongresi i Manastirit” në fshatin Gllamnik të komunës së Podujevës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informatave të para dyshohet që njëri nga ta pas fjalosjes me një mjet të mprehtë e ka sulmuar tjetrin duke i shkaktuar lëndime trupore”, ka njoftuar Borovci.

Ai shtoi se aktualisht në konformitet me dispozitat për trajtimin e të miturve po procedon më tej me rastin, për të ndriçuar rrethanat e ngjarjes.