Themelohet bordi i ri për shkollim të specializimeve, në krye me Edmond Halitin

Kardiologu, Edmond Haliti nga 17 qershori 2021 është përzgjedhur kryesues i bordit të ri të qendrës për shkollim specialistik, ndërsa anëtarë të bordit janë përzgjedhur Driton Vela, Blerim Myftiu, Zana Sllamniku, Rozafë Koliqi, Pranvera Zejnullahu, Ilire Bunjaku dhe Mentor Bislimi.

Themelimin e bordit të ri e ka konfirmuar për KALLXO.com Zyra për Media e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në anën tjetër KALLXO.com mëson se bordi paraprak është shkarkuar nga ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.

Në lidhje me këtë rast KALLXO.com ka telefonuar edhe ministrin Vitia për të pyetur nëse e ka shkarkuar bordin e kaluar, mirëpo i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.

Kujtojmë se bordi paraprak i themeluar në kohën e ish- ministrit Armend Zemaj është udhëhequr nga Labinot Shahini, ndërsa anëtarë kanë qenë: Milazim Gjocaj, Serbeze Kabashi, Gloria Staka, Florije Rexhepi, Bedri Braha, Albiona Rashiti, Albana Morina dhe Fahrije Merovci.

Ky bord ishte themeluar në korrik të vitit të kaluar.