Thaçi për vrasjen e policit: Shkaktarët të marrin dënimin e merituar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka shprehur ngushëllime familjes së policit të vrarë sonte gjatë një operacioni në Zhur të Prizrenit.

Thaçi përmes një postimi në “Facebook” ka kërkuar nga organet kompente që shkaktarët të marrin dënimin e merituar.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për rënien në krye të detyrës të policit Sami Thaqi. Familjes Thaqi dhe gjithë kolegëve të tij u shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Policëve të tjerë të lënduar ju uroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Thaçi.

Kallxo.com ka raportuar se si pasojë e një shpërthim në një shtëpi në Zhur të Prizrenit që ishte cak i bastisjes nga Policia kishin pësuar lëndime tre policë dhe një qytetar.

Njëri prej policëve të plagosur ka vdekur.

Policia e Prizrenit jep detaje për incidentin ku mbeti i vrarë një polic

Policia e Prizrenit jep detaje për incidentin ku mbeti i vrarë një polic