Arkiv - Ish-Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti

Thaçi i shkruan letër Kurtit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë vendimi i kufizimit të qarkullimit ka krijuar panik te qytetarët, prandaj edhe i ka shkruar një letër kryeministrit Kurti të cilit i ka kërkuar pezullimin e këtij vendimi.

“I jam drejtuar me një letër edhe kryeministrit Kurti që ta rishqyrtojë vendimin e tij që ka krijuar panik, konfuzion, paqartësi e frikë të madhe te qytetarët, ka krijuar tollovi nëpër vendet e shitblerjes me mundësi të përhapjes masive, kam kërkuar që ta pezulloj atë vendim deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Thaçi në një konferencë për media.

Dje qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve pritet të ndahet në dy kohë të ndryshme. Nga ora 10:00 e mëngjesit deri në ora 16:00 pasdite dhe prej orës 20:00 në mbrëmje deri në ora 06:00 në mëngjes.

Ndërsa për këtë vendim Thaçi i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese ku edhe ka kërkuar vendosjen e masës së përkohshme për këtë vendim.