Sa kushton shtëpia e Hashim Thaçit

Presidenti Thaçi ende nuk ka arritur të paguajë shtëpinë në të cilin jeton.

Edhe pse në deklarimin e pasurisë për vitin 2018, Thaçi kishte thënë se borxhi për shtëpinë  450 metra katrorë do të paguhej deri në fund të vitit 2019, ajo ende nuk është paguar.

Sipas deklarimit, Thaçi do t’i paguajë edhe 237 mijë euro. Sipas tij, ende nuk është arritur një marrëveshje me bankën rreth kredisë.

“Pagesa e shtëpisë ende nuk është bërë, për shkak të mos arritjes së marrëveshjes rreth kredisë. Afati i pagesës për shtëpi është shtyrë deri më 30.11.2020”, thuhet në shpjegimet shtesë.

Vlera e përgjithshme e shtëpisë kap shifrën e 350 mijë eurove.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në deklarimin e pasurisë për vitin 2019  deklaruar si shpenzime të vogla dhe para xhepi 7 mijë e 222 euro e 70 cent. Burimi i këtyre parave është  thnga zyra e presidentit.

Gjithashtu, të hyrat vjetore nga paga, Thaçi i ka deklaruar 33 mijë e 509 euro e 89 cent.

 

Presidenti i Kosovës ka deklaruar edhe tokë bujqësore prej 7 hektarëve si trashëgimi familjare në vlerë prej 180 mijë eurove.

Gjithashtu, edhe një shtëpi si trashëgimi familjare në vlerë prej 80 mijë eurove. E gjithë pasuria e paluajtshme e Thaçit është deklaruar në pronësi të përbashkët.

Hashim Thaçi nuk ka veturë personale. Një të tillë e ka vetëm bashkëshortja e tij, Lumnije Thaçi. Vetura Audi Q3 e blerë në vitin 2016 kapë vlerën e 19 mijë eurove. Sic është deklaruar, për blerjen e kësaj veture është dashur të merrej një kredi 10 mijë euro nga bashkëshortja.

Derisa në vitin paraprak, shuma e parave të gatshme në emër të fëmijëve ishte mbi 13 mijë euro këtë vit, Thaçi ka deklaruar në emër të fëmijëve vetëm 7 mijë e 735 euro.

2 mijë e 141 euro të tjera si para të gatshme i ka deklaruar në emër të bashkëshortes dhe 1 mijë e 194 euro në emër të vetin.