Thaçi edhe sot pritet të intervistohet në Hagë

Intervistimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Hagë, do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme.

Gjatë së hënës, Thaçi qëndroi për rreth gjashtë orë brenda ambienteve të Dhomave të Specializuara të Hagës, ndërsa pasi doli tha se “ishin bërë vetëm këmbimet e teknikaliteteve midis avokatit dhe prokurorit të Hagës”.

Ftesa për intervistimin e Thaçit ka ardhur pas njoftimit për aktakuzë ndaj tij për krime kundër njerëzimit nga Prokurori i Specializuar, edhe pse aktakuza ndaj tij ende nuk është konfirmuar e as hedhur poshtë nga gjyqtari.

Në këtë proces, avokati i presidentit Thaçi është ish-zyrtari amerikan Pierre-Richard Prosper.

Kush është Pierre Richard Prosper, avokati i presidentit Thaçi