Thaçi e Hoti takohen sot

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të takohet sot me kryeministrin, Avdullah Hoti.

Sipas njoftimit të presidencës, takimi do të zhvillohet në ora 9:30 në kabinetin e Thaçit.

Tutje është bërë e ditur se mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.

Ky takim është i pari mes dy liderëve pasi që Hoti u emërua si kryeministër më 3 qershor.