Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Tetë shtetas të huaj shoqërohen në polici, nuk posedonin dokumente identifikuese dhe iu gjetën armë e narkotikë

Njësitet e Policisë së Kosovës kanë shoqëruar në stacion policor tetë të dyshuar shtetas të huaj, pasi që nuk posedonin dokumentet identifikuese.

Sipas të dhënave nga policia, gjatë kontrollit të dhomave të hotelit në kryeqytet, janë gjetur dhe konfiskuar sasi e dyshuar narkotike, tri pistoleta, katër fishekë, një telefon mobil, 735 euro dhe 360 dinar të Serbisë.

Tutje, në raportin policor potencohet se një i dyshuar Maroken është arrestuar dhe vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë u janë dorëzuar njësisë për migrim për procedurë të mëtutjeshme.

Rasti ka ndodhur më 13 korrik në rrugën ‘Maliq Pashë Gjinolli’ në Prishtinë rreth orës 23:00.