COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Tetë raste të reja me COVID-19 regjistrohen në Kosovë brenda 24 orëve

Tetë mostra kanë rezultuar pozitive me COVID-19 nga 1 mijë e 398 testime të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, përderisa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjeve.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu ka bërë të ditur se 14 qytetarë të tjerë janë shëruar nga infeksioni, kështu numri i të shëruarve ka arritur në 157 mijë e 801.

Aktualisht në Kosovë janë 314 raste aktive me SARS-CoV-2.

Deri më tani në nivel vendi janë regjistruar 161 mijë e 91 raste me SARS-CoV-2, përderisa 2 mijë e 984 të prekur nga COVID-19 kanë vdekur.