Tërmeti në Shqipëri, shembet Shkëmbi i Kavajës (VIDEO)

Shqipëria vazhdon të përballet me dridhje toke edhe sot.

Pas tërmetit të djeshëm të fuqisë 5.8 ballë të Rihterit, Shqipëria është dridhur edhe gjatë natës.

Së paku 7 tërmete kanë ndodhur që nga mesnata deri në mëngjes.

Më i fuqishmi është regjistruar në orën 09:05 dhe ishte me magnitudë 3.5.

Epiqendra e tërmetit ishte 31 km në perëndim të Tiranës, dhe 2 kilometër në veri të Durrësit. Tërmeti goditi në një thellësi prej 20 kilometrash.

Dhjetëra qytetarë janë lënduar nga tërmeti i djeshëm prej 5.8 ballësh.

Ndërkohë, po publikohen pamje të reja të pasojave të kësaj dridhjeje të fuqishme të tokës.

Televizioni Top-Channel ka publikuar disa pamje ku shihet shembje e gurëve te Shkëmbi i Kavajës.

.