Tërmeti në regjionin e Pejës, Foto: Ministria e Ekonomisë/ Facebook

Tërmet 2.5 ballësh në Kosovë

Një tërmet me magnitudë prej 2.5 ballësh ka ndodhur të mërkurën (13.03.2024) në Pejë, rreth orës 13:12.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com drejtori i Institutit Sizmik të Kosovës, Shemsi Mustafa, i cili tha se tërmeti ishte ndier dukshëm nga qytetarët e regjionit të Pejës.

Sipas Mustafës, epiqendra e tërmetit ka qenë në veri-lindje të Pejës, 5 kilometra në perëndim të Radacit.

“Thellësia hipo-qendrore e tërmetit ishte 4 kilometra” – ka thënë tutje ai.

Për tërmetin u deklarua edhe Ministria e Ekonomisë: