Tërhiqet Njësia Speciale e Policisë, KFOR merr kontrollin në Jarinjë

Pas më shumë se 6 orë Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës janë tërhequr nga afërsia e pikës kufitare Jarinjë.

Barrikadat e tendat e krijuara nga qytetarët janë larguar në tërësi, ndërsa rruga është liruar për qarkullim.

KALLXO.com ju sjell pamje të KFOR-it i cili do të qëndroj në dy javët e ardhshme në zonën ku qëndronte policia për të mbajtur situatën në kontroll pas protestave të qytetarëve serb në lidhje me vendimin e MPB-së për reciprocitetin e targave.

Marrëveshja mes Beogradit dhe Kosovës ishte që të hiqeshin barrikadat dhe njësitë speciale ndërsa në gjashtë muajt e ardhshëm do të zgjidhet çështja e targave të veturave.

KFOR-i do të qëndrojë për dy javë në Jarinjë dhe Bërnjak