Tentim vrasje në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

Një burrë në Prishtinë është arrestuar pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje verbale ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një burri.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit i a kanë konfiskuar një pistoletë me pesë copë fishekë.

“Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkaq viktima nuk ka pësuar lëndime” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:20.