Foto Urim Krasniqi/KALLXO.com
Tenderi i dyshimtë për familjen e ministrit - LIVE
09.12.2020 - 22:40
Në emisionin e sotëm do të transmetohet hulumtimi për tenderin e dyshimtë të Komunës së Malishevës, i cili ka shkuar për vëllanë e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi.
Nga dosjet e tenderit për ndërtimin e shkollës në fshatin Gurbardh të komunës së Malishevës dalin të dhëna që tregojnë se inxhinieri i kompanisë e cila e fitoi tenderin në vlerë rreth 400 mijë euro u përfshi direkt në vlerësimin e tenderit.
Pra, dosja e ndërtimit të shkollës në Gurbardh tregoi se kompania, pronë e vëllait të ministrit Vesel Krasniqi, e kishte angazhuar si ekspert punëtorin e Komunës së Malishevës, i njëjti po ashtu ishte caktuar si personi kryesor që do e vlerësonte këtë tender.