Ilustrim

Temperaturat deri në 42 gradë Celsius në Shqipëri këtë javë

Mot i nxehtë me temperatura deri në 42 gradë Celsius do të shoqërojë Shqipërinë këtë javë.

Kështu u shpreh Lajda Porja nga Meteoalb për Euronews Albania. Ajo tregoi se sot në zonat bregdetare dhe në qarkun e Elbasanit temperaturat do të jenë mbi 41 gradë.

E gjithë ulërsira perëndimore do të mbetet me temperatura të larta dhe piku do të jetë nga ora 11:00 deri në mesditë.

Më e freskët do të jetë juglindja dhe veriu i vendit.

Në fundjavë temperaturat do të ulen me 1-2 gradë celsius, duke shkuar deri 39 gradë celsius.

Sipas Porjas, këto temperatura të larta do të favorizojnë edhe zjarret./Euronews Albania