Foto: REL/AFP

Të rinjtë përfaqësojnë Kosovën në Zvicër për 30 vjetorin e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve

Fleta Mujaj dhe Fat Uka janë dy të rinjtë nga Kosova që po ngrisin zërin e tyre në Gjenevë të Zvicrës në konferencën e #KDF30 për shënimin e 30 vjetorit të aprovimit të Konventës për të Drejta të Fëmijëve.

Ky aktivitet ka filluar me 18 nëntor dhe do të përfundojë më 20 nëntor, në ditën kur shënohet 30 vjetori i aprovimit të kësaj konvente.

Fleta Mujaj, anëtare e Respect Our Right – ROR iu drejtua pjesëmarrësve sot në konferencën e Konventës së UN për të Drejtat e Fëmijëve, ku ajo ngriti tema të rëndësishme në lidhje me zbatimin e kësaj Konvente në Kosovë.

“Save the Children” në Kosovë vazhdimisht është duke punuar drejt arritjes së një bote në të cilën çdo fëmijë e arrin të drejtën e tij për mbijetesë, zhvillimin e mbrojtjes dhe pjesëmarrjen.”, thuhet në një postim të Save the Children në Kosovë,Facebook.

Dy anëtarët përfaqësues janë nga grupi monitorues për të drejtat e fëmijëve Respect Our Right – ROR.

FOTO- “Save the Children”, Facebook
FOTO- “Save the Children”, Facebook