Save the Children: Një në katër fëmijë në BE në rrezik të varfërisë

Kliko këtu, bashkohu në grupin e KALLXO në Viber dhe informohu në kohë reale me lajmet kryesore gjatë ditës

Numri i fëmijëve të shtyrë në prag të varfërisë në Bashkimin Evropian u rrit me 200,000 në vitin 2021 për të arritur në 19.6 milionë, sipas OJQ ‘Save the Children’.

Një raport i kësaj organizate i publikuar të martën thotë se një në katër fëmijë në BE ishte në prag të varfërisë dhe përjashtimit social në fund të vitit 2021 për shkak të një kombinimi faktorësh duke përfshirë koston e jetesës, krizën klimatike dhe pandeminë COVID-19 e cila rezultoi me humbje të të ardhurave për shumë familje.

Eric Großhaus, menaxher i avokimit për varfërinë e fëmijëve dhe pabarazinë sociale në ‘Save the Children’ Gjermani, i përshkroi këto të dhëna si “shkatërruese” dhe i kërkoi Gjermanisë, e cila përbën mbi 10% të fëmijëve që jetojnë në varfëri në BE, “që më në fund t’i përmbushë premtimet e saj për ta trajtuar varfërinë e fëmijëve”.

Mirëpo, Rumania dhe Spanja kishin përqindjen më të lartë të fëmijëve në rrezik të varfërisë me norma që arrinin respektivisht 41.5% dhe 33.4%. Ndërkohë, Finlanda dhe Sllovenia kishin përqindjet më të ulëta, me shifra tejet të ulëta për adoleshentët.

Situata në disa shtete për të cilat OJQ-ja mblodhi të dhëna më të fundit ka të ngjarë të jetë bërë më e zymtë për shkak të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia dhe pasojave negative që ka pasur në çmimet e ushqimeve dhe energjisë.

Dyzet për qind e familjeve rumune, për shembull, kanë parë rënie të të ardhurave të tyre në vitin 2022 krahasuar me një vit më parë. Kjo pavarësisht se shpenzimet e tyre janë rritur me 98%, sipas OJQ-së së lartcekur.

Fëmijët me prejardhje migrante, refugjatë, azilkërkues dhe fëmijë pa dokumente dhe të pashoqëruar janë ndër më të goditurit. Në rrezik janë gjithashtu fëmijët në familjet me një prind, familjet me probleme të mëdha shëndetësore, fëmijët me aftësi të kufizuara dhe fëmijët që u përkasin pakicave etnike.

Sipas ‘Save the Children’ shpreson në zbatimin e Garancisë Evropiane të Fëmijëve për ta parandaluar dhe luftuar përjashtimin social duke garantuar qasje efektive të fëmijëve në një sërë shërbimesh kyçe, duke përfshirë edukimin dhe kujdesin falas në fëmijërinë e hershme, arsimin falas, kujdesin shëndetësor falas, ushqimin e shëndetshëm dhe strehim adekuat.

The proposal ëas introduced by the Commission in 2019 With the Council adopting the proposed recommendation in June 2021. Yet, only 19 of the bloc’s 27 member states have submitted the National Action Plan they ëere required to come up ëith by mid-March 2022.

“Garancia Evropiane e Fëmijëve mban çelësin për adresimin e pabarazisë në rritje dhe ofrimin e një të ardhmeje më të mirë për miliona fëmijë. Qeveritë duhet të sigurojnë që ata ta shfrytëzojnë plotësisht këtë kornizë kundër varfërisë së fëmijëve, një herë në gjeneratë dhe t’i përdorin planet kombëtare të veprimit për ta zbatuar të njëjtën në mënyrë korrekte”, thotë përmes një deklarate Drejtoresha e ‘Save the Children’ për Evropë.

“Tani është koha për vendime të guximshme dhe financime strategjike për ta zgjeruar me shpejtësi mbrojtjen dhe për ta zbutur rënien e krizave për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm të fëmijëve,” shtoi ajo./Euronews

Përgatiti: Nuhi Shala