Të rinjtë në fshatin Kopiliq i Epërm të Skenderajt pastrojnë fshatin e tyre gjatë kohës së pandemisë

Disa qytetarë të Skenderajt kanë gjetur një zgjidhje se si të kalojnë kohën në këtë situatë pandemie.

Të rinjtë në fshatin Kopiliq i Epërm në mënyrë vullnetare kanë pastruar fshatin e tyre nga mbeturinat.

Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

“Shembuj të tillë uroj të kemi sa më shumë sepse vetëm kështu duke rritur kujdesin ndaj mjedisit ne ruajmë edhe shëndetin tonë”, ka shkruar Jashari në rrjetin social “Facebook”.

Ky nuk është rasti i vetëm, pasi që të mërkurën një aksion të njëjtë kanë ndërmarrë edhe disa të rinj në fshatin Klinës së Mesme të Skenderaj, në mënyrë vullnetare kanë pastruar lagjen Hodiq nga mbeturinat skaj rrugës dhe kanë bërë mbjelljen e fidanëve në këtë pjesë.

Kujtojmë se Komuna e Skenderajt nuk ka asnjë rast me COVID-19.