Takimi me Apostolovën, Kurti zotohet për përkushtim drejt BE-së

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, me rastin e formimit të qeverisë së re.

Pas takimit, në konferencë për media, kryeministri Kurti bëri të ditur se i ka shprehur zotimin dhe përkushtimin për të gjitha proceset e integrimit në Bashkim Evropian.

“E falënderova zonjën Apostolova për ndihmë e vazhdueshme të BE për Kosovën dhe shpreha zotimin tonë t`i ndjekim me vëmendje dhe përkushtim të gjitha proceset e integrimit në BE, pa çka se janë 5 shtete që me mosnjohjen e tyre na e kanë vështirësuar integrimin. E falënderova për ndihmën për filterët e Kosova B. Shpreha përkushtimin për Era 2”, tha ai.

“Mbetemi të përkushtuar drejt familjes së madhe evropiane”, shtoi Kurti.

Ndërkaq, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Apostolova tha se dëshirojnë të shohin ‘një qeveri të përgjegjshme, institucione të forta dhe administratë të fuqishme’.

“Sot erdhëm ta urojmë kryeministrin Kurti dhe për formimin e Qeverisë. U dashtë kohë deri në formimin e qeverisë. Ne kemi reformën e agjendës evropiane, marrëveshjen për stabilizim asocimin. Dëshirojmë të shohim një qeveri të përgjegjshme, institucione të forta dhe administratë të fuqishme. Duam ta shohim Kosovën si pjesë të BE sa më shpejt që është e mundur”, deklaroi Apostolova.

LIVE – Takimi Kurti – Apostolova

LIVE – Takimi Kurti – Apostolova

Publiée par Kallxo.com sur Mercredi 5 février 2020