Ilustrim

Tableta antivirale COVID-19 mund të mos jetë ndryshimi që po presim

Një qasje e re për menaxhimin e pandemisë COVID-19 tani mund të jetë gati: tableta antivirale. Të premten e kaluar, kompanitë Merck dhe Ridgeback Biotherapeutics thanë se rezultatet e tyre (ende pa u shqyrtuar) tregojnë se ilaçi i tyre i ri Molnupiravir ka përgjysmuar shkallën e hospitalizimit dhe vdekjeve tek personat me simptima të buta deri të moderuara. Nëse autorizohet nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave për përdorim urgjent, tableta do të bëhet ilaçi i parë oral që lufton infeksionin viral për Covid-19.

Nëse rezultatet mbështeten nga të shqyrtuarit shkencor, ky është vërtet një lajm shumë i madh. Tabletat efektive të përshkruara për pacientët ambulantorë mund të bëjnë një ndryshim të madh për disa grupe të dallueshme: për njerëzit me sëmundje të butë, mund të parandalojë progresin në sëmundje më të rënda, madje edhe kërcënuese për jetën, siç tregon studimi me sa duket; të sigurojë një qasje alternative për të parandaluar sëmundjet e rënda tek refuzuesit e vaksinave dhe mosreaguesit vaksinorë (ata me sistem imunitar të dobësuar rëndë), dhe potencialisht të mbrojë ata me ekspozim të afërt me një rast aktiv (studimet tashmë janë duke u zhvilluar për të ekzaminuar këtë përdorim të fundit të mundshëm ).

Ne kemi informacione të kufizuara mbi studimin deri më tani, prandaj këshillohet kujdes. Sidoqoftë, “tregimi” më premtues është vendimi i Bordit të Sigurisë dhe Monitorimit të të Dhënave (DSMB), një grup ekspertësh të jashtëm që nuk janë përfshirë në këtë provë, të cilët rishikojnë të dhënat e përditësuara rregullisht pa e ditur se cilët njerëz po marrin ilaçin dhe cilët janë ata të cilët po përshkruhen me ilaçin placebo. Ata thjesht i shikojnë statistikat e papërpunuara. Dhe ata kanë vërejtur një ndryshim mjaft të madh për të ndaluar provën me këtë ilaç para përfundimit: vetëm 775 respondentë ishin të rastësishëm, më pak se gjysma e 1,850 respondeteve të planifikuar.

Fatmirësisht, grupi me rezultatin më të mirë doli të ishte ai në Molnupiravir, jo ata me Placebo. Nga ata 775 respondentë, të gjithë kishin të paktën një gjendje komorbide (prania e njëkohshme e dy ose më shumë sëmundjeve ose gjendjeve mjekësore në një pacient),  duke i vënë ata në rrezik më të lartë për progres në sëmundje të rëndë; 385 e përdorën ilaçin aktiv dhe vërejtën se shkalla e hospitalizimit ose vdekjes u reduktua për 14.1% në raport me ata në grupin e placebo për7.3%, sipas studimit. Për më tepër, kompania raportoi se ilaçi i ri kishte më pak efekte anësore të raportuara sesa në atë placebo.

Gjithçka duket mirë, apo jo? Megjithatë nevojiten më shumë informacion: për shembull, The washington Post raportoi se prova përfshinte vetëm të pavaksinuarit. Kjo ka një kuptim në atë që studimi filloi në tetor të vitit të kaluar, shumë përpara se vaksinat të bëheshin të disponueshme dhe ishte menduar të kryheshin në 173 vende, përfshirë disa ku përhapja e vaksinave ishte vonuar shumë më parë sesa ishte parë në Shtetet e Bashkuara.

Por gjithashtu do të thotë që përfitimi në ata me sistem imunitar normal që zhvillojnë një infeksion të progresi të vaksinave është i pasigurt. Ne gjithashtu nuk kemi ende informacion për adoleshentët dhe fëmijët më të vegjël, një popullsi që mund të përfitojë shumë, duke pasur parasysh mungesën e vaksinave të autorizuara për fëmijët 11-vjeçarë dhe më të vegjël dhe normat e ulëta të vaksinimit në adoleshentët amerikanë.

Natyrisht, ne nuk i kemi të gjitha përgjigjet nga një provë e vogël klinike. Por, para se të deklarohemi në lidhje me diçka që do të mund ta ndryshonte rrjedhën e krejt lojës rreth koronavirusit është e rëndësishme të ndalemi dhe të marrim parasysh drejtimin që gjërat mund të shkojnë.

Me lajmet që kanë të bëjnë me Molnupiravir, antiviralë të tjerë në tubacionin e pjekur dhe tubacionin më pak të pjekur ka të ngjarë të bëhen një risi atraktive, një dashuri e investitorëve dhe optimistëve të tjerë profesionistë.

Edhe kjo është gjithashtu diçka me rëndësi. Tabletat mund të shtojnë edhe më shumë dëshirë në përpjekjet e kontrollit të pandemisë tashmë të filluara nga vaksinat tona të jashtëzakonshme. Por le të kujtojmë të gjithë një fakt shtesë: po aq njerëz që nuk i pëlqejnë vaksinat, ka edhe shumë të tillë që nuk i pëlqejnë tabletat aq shumë. Dhe kur tableta përshkruhet që të jepet dy herë në ditë-edhe në kohëzgjatje të shkurtër siç propozohet për Molnupiravir (dy herë në ditë për pesë ditë)-interesimi për konsumim të saj mund të jetë më i ulët se ai për një tabletë një herë në ditë.

Plus, ekzistojnë një mori problemesh tjera që ndërlidhen me tabletat: kostoja, efektet anësore, rezistenca ndaj ilaçeve, përdorimi në shtatzëni dhe, mbi të gjitha, prakticiteti. Agjentët antiviral punojnë më së miri kur jepen në simptomat e para të sëmundjes. Simptomat e Covid-19 të hershëm ngjajnë me ato të infeksioneve të tjera të panumërta virale të frymëmarrjes, të tilla si gripi dhe ftohjet e zakonshme: nuhatje, kollë, stomak i shqetësuar, pak ethe. Asgjë konkrete. Një test i shpejtë diagnostikues i lirë mund të japë sqarime të mjaftueshme porse merr më shumë kohë, kosto dhe një grup të ndryshëm pasigurish në lidhje me saktësinë e testit.

Megjithatë, problemi më i madh me shpresën për shumë ilaçe nga Covid-19 oral është ky: personat e vaksinuar tashmë kanë përqindje shumë më të ulëta të hospitalizimit dhe vdekjeve dhe janë më pak ngjitëse për një periudhë më të shkurtër në krahasim me personat e pavaksinuar, të infektuar. Po, hospitalizimet dhe vdekjet ende ndodhin tragjikisht, por infeksioni i madh nuk po përjetëson pandeminë. Një tabletë do t’i ndihmojë pak me siguri, por vështirë se është diçka që do të mund ta ndryshonte kursin komplet.

Problemi ishte dhe mbetet të jetë i pavaksinuari. Ngjashëm me debatin mbi përforcuesin e vaksinave, nga i cili përfitojnë më së shumti ata që tashmë janë të vaksinuar, njerëzit që kanë më shumë nevojë për tableta orale Covid-19-si nga perspektiva e shëndetit personal ashtu edhe nga shëndeti publik-janë ata që kanë refuzuar një vaksinë Covid-19.

Anti-vaksinuesit Covid-19 janë një pjesë heterogjene: disa e konsiderojnë imunitetin e shkaktuar nga vaksina si inferior; të tjerët i urrejnë gjilpërat, megjithatë shumë nuk i besojnë shkencës dhe qeverisë dhe politikanëve në pjesë të barabarta dhe kurrë nuk do ti ndjekin udhëzimet zyrtare.

Pra, cila janë gjasat që ata të nxitojnë të marrin një tabelë të re të testuar në më pak se një mijë njerëz me efekte anësore të pasigurta të promovuara nga e njëjta qeveri dhe industri farmaceutike që ata tashmë e ofendojnë?

Përktheu: Nuhi Shala