Sulmuan dhe penguan zyrtarët policor, arrestohen tre persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona janë arrestuar pasi të njëjtit penguan dhe sulmuan zyrtarët policorë gjatë detyrës.

Sipas njoftimit, njëri nga të dyshuarit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti ndodhi më 16.02.2024 në ora 13:55h, në rrugën “Dalmatët” në kryeqytet.

“Janë arrestuar tre të dyshuar pasi që njëri nga të dyshuarit nën ndikim të substancave narkotike ka sulmuar fizikisht viktimat zyrtarë policor, ndërsa dy të dyshuarit tjerë kanë penguar zyrtarët policor në kryerjen e detyrës zyrtare” – thuhet në njoftimin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Policët kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit  pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.