Ilustrim

Sulmoi fizikisht burrin, arrestohet gruaja nga Peja

Një grua është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 9 qytetin e Pejës.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftimin e policisë.