Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Sulmoi ekipin mjekësor në Obiliq, i dyshuari shoqërohet në polici

Policia ka bërë të ditur se ka shoqëruar për në stacionin policor një person që dyshohet se e ka sulmuar ekipin mjekësor të QKMF-së në Obiliq.

Sipas Policisë, i dyshuari ka sulmuar ekipin mjekësor derisa po i jepej ndihmë mjekësore një personi.

Policia thotë se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.